12:16 / 23.03.2022
Kremlini: Dërgimi i trupave të NATO-s në Ukrainë do të ishte i rrezikshëm
Dërgimi i një misioni paqësor të NATO-s në Ukrainë do të ishte veprim “shumë i pamatur” dhe “shumë i rrezikshëm”, thotë Moska.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha të mërkurën se çdo kontakt i mundshëm në mes të ushtrisë ruse dhe ushtrisë së NATO-s mund të çojë në pasoja që do të ishin vështirë të riparueshme.























