12:22 / 23.03.2022
Kina refuzon thirrjet për përjashtim të Rusisë nga G20
Kina ka thënë se asnjë vend i G20-ës nuk ka të drejtë “të përjashtojë një vend tjetër”, në kohën kur po flitet se SHBA dhe aleatët po bëjnë një vlerësim për mundësinë e përjashtimit të Rusisë nga ky grup.
“Rusia është një vend i rëndësishëm i G20”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashteme kineze, Wang Wenbin.
Ai shtoi se Rusia i përket ekonomive më të mëdha botërore, të cilat “kanë bashkuar” G20-ën.























