12:32 / 23.03.2022
Gjermania kundërshton sanksionet e plota kundër burimeve ruse të energjisë
Kancelari gjerman, Olaf Scholz tha se një emargo e plotë kundër furnizimeve ruse të energjisë do të duhet të përjashtohet, pasi ndikimi i saj do të ishte shkatërrues për Evropën.
Ai tha se Gjermania është në process të pavarësimit nga burimet ruse të energjisë, por “për ta bërë këtë me hapa të shpejtë do ta shtynte vendin tonë dhe gjithë Evropën në recesion”.
Ai paralajmëroi se “e gjithë industria do të kollapsonte” dhe se sanksionet ekzistuese kundër Rusisë veçse po ndikojnë mjaft te qytetarët gjermanë.























