Zyrtari ukrainas: Faza e aktive e pushtimit rus përfundon në prill
BKT
   Ukraina

Zyrtari ukrainas: Faza e aktive e pushtimit rus përfundon në prill

Këshilltari i presidentit të Ukrainës, Oleksiy Arestovych ka thënë se ai pret që faza aktive e pushtimit rus të përfundojë kah fundi i prillit, me pretendimin se avancimi rus veçse ka hasur në pengesa në shumë fusha.

Duke folur për një televizion ukrainas, ai tha se Rusia veçse ka humbur 40 përqind të forcave sulmuese dhe gjithashtu ka minimizuar mundësinë që Rusia të zhvillojë një luftë bërthamore.