Zelensky kërkon nga Japonia më shumë sanksione ndaj Rusisë
BKT
   Ukraina

Zelensky kërkon nga Japonia më shumë sanksione ndaj Rusisë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka kërkuar nga Japonia që t’i rrisë presionet ndaj Rusisë me një embargo tregtare, në një kërkesë direkte para parlamentit të vendit.

“Ju ishit vendi i parë në Azi që filluat presionin ndaj Rusisë për të sjellë paqe, që përkrahët sanksionet kundër Rusisë dhe po kërkoj që ju të vazhdoni ta bëni këtë”, u ka thënë Zelensky ligjvënësve japnezë, gjatë një adresimi përmes një video-lidhjeje.

Kryeministri japonez, Fumio Kishida tha se ai planifikon të shpalosë më shumë masa mbështetëse për Ukrainën dhe të forcojë sanksionet e Japonisë kundër Rusisë.