13:03 / 23.03.2022
Biden në Bruksel për të diskutuar me BE-në dhe NATO-në për Ukrainën
Samitit të liderëve të NATO-s në Bruksel do t’i drejtohet virtualisht edhe presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelenskyy ku pritet të përsëris thirrjen për ta ndihmë më të madhe për Ukrainën.
Presidenti amerikan Joe Biden i bashkohet liderëve të vendeve perëndimore në Bruksel për të diskutuar me aleatët e BE-së dhe NATO-s një samit të jashtëzakonshëm të enjten të aleancës Veri-atlantike për agresionin rus në Ukrainë.
Presidenti Biden dhe homologët e tij evropianë do të shpallin sot sanksione të reja kundër Rusisë, si dhe masa të reja për të forcuar sanksionet ekzistuese.
Ndërsa kreu i NATO-s Jens Stoltenberg ka njoftuar se liderët e vendeve anëtare do të diskutojnë gjithashtu forcimin e mëtejshëm të mbrojtjes së NATO-s”.























