Zelensky paralajmëron pilotët rusë se do përgjigjen për vrasjen e civilëve
BKT
   Ukraina

Zelensky paralajmëron pilotët rusë se do përgjigjen për vrasjen e civilëve

Duke u përkujtuar se bombardimi i civilëve është krim, presidenti i Ukrainës, ka thënë se pilotët rusë do të japin përgjegjësi për zbatimin e urdhrave për vrasje të civilëve në Ukrainë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë sot se herët a vonë pilotët rusë do të mbahen përgjegjës për vrasjen e civilëve.

"Dëshiroj t'ua përsëris këtë përsëri të gjithë pilotëve rusë ngase ata nuk po mendojnë për urdhrat që po përmbushin. Vrasja e civilëve është krim,  dhe ju do të jeni përgjegjës për këtë, qoftë sot apo nesër, kjo është e pashmangshme" ka thënë Zelenskyy  në një fjalim të postuar në faqen e qeverisë ukrainase në Facebook.

“Sidomos po flasim për një aeroplan bombardues mbi Mariupol, dhe kjo do t'i ndodhë kujtdo që po vret civilët tanë, në tokën tonë paqësore”, tha ai.

Ndonëse nuk ka ofruar shumë prova, Zelensky deklaroi se forcat e Ukrainës rrëzuan një aeroplan rus pranë Chornobaivka, në Kherson.