Forcat e Ukrainës rikthejnë kontrollin e 80%  të territorit në Irpin
BKT
   Ukraina

Forcat e Ukrainës rikthejnë kontrollin e 80%  të territorit në Irpin

Qyteza Irpin në periferi të Kievit është vënë sërish nën kontrollin e forcave ukrainase.

Kryebashkiaku i qytezës , Irpin që është periferi e kryeqytetit, Kiev,  ka njoftuar se forcat e Ukrainës, kanë marrë kontrollin e  80% të  këtij qyteti.

"Qyteti ynë po bombardohet vazhdimisht nga sistemet GRAD. Shumë masivisht. Ata po godasin zonën e banimit, ndërtesat shumëkatëshe."

Duke folur në televizionin ukrainas, Markushyn tha se pavarësisht evakuimeve masive në javët e fundit, rreth 6. 000 njerëz janë ende në Irpin dhe se grupe të vogla po evakuohen çdo ditë.