Presidenti i Këshillit Evropian thotë se Putini duhet të mposhtet
BKT
   Ukraina

Presidenti i Këshillit Evropian thotë se Putini duhet të mposhtet

Charles Michel, ka thënë se mposhtja e presidentit rus duhet të jetë qëllimi i përbashkët.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë se aleatët perëndimorë duhet të sigurohen që të mposhtet Vladimir Putin. “Duhet të jetë qëllimi i përbashkët. Kjo është një çështje sigurie, për të ardhmen e Evropës dhe për të ardhmen e botës", i ka thënë Michel CNN.

Ai shtoi se Këshilli Evropian ishte asambleja e parë që ftoi presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky për fjalim pas fillimit të pushtimit rus më 24 shkurt.

Takimi i Këshillit Evropian  ku do të marrë pjesë edhe presidenti amerikan, Joe Bide, është planifikuar të zhvillohet me 24 dhe 25 mars dhe Ukraina do të jetë pika e vetme e rendit të ditës.