14:01 / 23.03.2022
Polonia dëbon 45 diplomatë rusë të dyshuar për spiunazh
Ministri i Brendshëm polak ka thënë se po çmontojnë një rrjet të shërbimeve speciale ruse që funksiononte në Poloni.
Ministri i Brendshëm polak, Mariusz Kaminski, thotë se Varshava ka dëbuar 45 diplomatë rusë të dyshuar për spiunazh.
“Polonia ka dëbuar 45 spiunë rusë që dyshohet se shërbejnë si spiunë nën petkun e diplomatëve”, shkroi Kaminski në Twitter.























