14:28 / 23.03.2022
Shkatërrohet laboratori i monitorimit të rrezatimit në Çernobil
Forcat ruse raportohet të kenë shkatërruar laboratorin që monitoron nivelin e rrezatimit në centralin bërthamor në Çernobil.
Autoritet në Ukrainë kanë njoftuar sot se forcat ruse kanë shkatërruar laboratorin afër termocentralit të braktisur bërthamor të Çernobilit që përdorej për të monitoruar mbetjet radioaktive.
Vendi i fatkeqësisë më të keqe bërthamore në botë, që ndodhi në vitin 1986, ra në duart e rusëve javën e parë të agresionit të Rusisë në Ukrainë, duke rritur frikën se standardet e sigurisë brenda zonës së tij mund të komprometoheshin.
Laboratori ishte një përpjekjeje për të përmirësuar menaxhimin e mbetjeve radioaktive përmes analizave të mbetjeve.























