Ndihma e parë ushtarake amerikane mbërrin në Ukrainë
BKT
   Ukraina

Ndihma e parë ushtarake amerikane mbërrin në Ukrainë

Administrata amerikane ka njoftuar se dërgesat e para me ndihma ushtarake amerikane në vlerë prej 800 milionë dollarë janë dorëzuar në Ukrainë.

Dërgesat e para me ndihma ushtarake në vlerë prej 800 milionë dollarë janë dorëzuar në Ukrainë. Ndërkohë që zyrtarët amerikanë  kanë njoftuar se së shpejti do të bëhet transferimi edhe e i pjesës tjetër të paketës së ndihmave që javën e kaluar u aprovua nga  Kongresi Amerikan.

CNN citon zyrtarët që thonë se dërgesa përfshin, ndër të tjera, 800 sisteme anti-ajrore Stinger dhe 100 dronë të armatosur që konsiderohen si thelbësore për mbrojtjen e Ukrainës.