Stoltenberg flet për koston e përdorimit të armëve kimike në Ukrainë
Sekretari gjeneral i NATO-s akuzoi Kinën për ofrimin e mbështetjes politike dhe për "përhapjen e gënjeshtrave flagrante" duke njoftuar se roli i Pekinit në Ukrainë do të trajtohej në samit.
Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se çdo përdorim i armëve kimike nga Rusia do të ishte absolutisht i papranueshëm dhe do të “ndryshonte tërësisht natyrën e konfliktit” në Ukrainë.
Duke folur para samiti të jashtëzakonshëm të NATO-s në Bruksel , shefi i NATO-s paralajmëroi se përdorimi i armëve kimike do të ishte një "shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar me pasoja katastrofike ".
Stoltenberg tha se Kina ka vënë në pikëpyetje të drejtën e kombeve të pavarura për të zgjedhur rrugën e tyre, duke shtuar se aleanca është e shqetësuar se Kina mund ta "mbështes materialisht agresionin rus".























