Pentagoni ofron opsionet për prezencën amerikane në lindje të Evropës
Udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s pritet të bien dakord për të forcuar qëndrimin e NATO-s, përfshirë rritjen e forcave në lindje e të Aleancës, rritjen e mbrojtjes kibernetike dhe stërvitjeve të NATO-s.
Pentagoni i ka ofruar Shtëpisë së Bardhë një sërë opsionesh për trupa të mundshme shtesë amerikane në Evropën Lindore, pas agresionit rus në Ukrainë.
CNN raporton se presidenti amerikan, Joe Biden, mund të njoftojë ndryshime në qëndrimin amerikan sa i përket forcës pas takimeve të enjten në Bruksel.
Disa nga opsionet që pritet të diskutohen të enjten janë edhe dërgimi i shumë trupave amerikane brenda strukturës së forcave të NATO-s, duke rritur pjesëmarrjen në forcat e emergjencës së NATO-s.
Një opsion tjetër është që SHBA mund të ndërtojë një bazë të re tradicionale ushtarake amerikane diku në krahun lindor, në një opsion më "ekstrem" për shkak të angazhimit të madh financiar afatgjatë.























