Ambasadori ukrainas i kërkon OKB-së të votojë për ndërprerjen e armiqësive
Ambasadori i Ukrainës në OKB ka kërkuar të votohet një rezolutë që dënon pasojat e tmerrshme humanitare të agresionit rus në Ukrainë dhe thekson përkushtimin ndaj sovranitetit të Ukrainës dhe kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.
Ambasadori i Ukrainës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Sergiy Kyslytsya, i ka bërë thirrje Asamblesë së Përgjithshme të votojë për një rezolute që bën thirrje për ndalje të menjëhershme të armiqësive nga Federata Ruse.
Rezoluta, e cila nuk është detyruese, është nënshkruar nga afro 80 duzina vende anëtare, duke përfshirë Shtete e Bashkuara të Amerikës.
“ Po bëhet muaj që kur jetët e ukrainasve u ndanë në "dy pjesë" - një e kaluar paqësore dhe tani një e përfshirë nga një luftë me vuajtje, vdekje dhe shkatërrim", tha Kyslytsya në Asamblenë e Përgjithshme. në takimit urgjent të OKB-së.























