Zelenskyy u bën thirrje kompanive franceze të largohen nga Rusia
BKT
   Ukraina

Zelenskyy u bën thirrje kompanive franceze të largohen nga Rusia

Presidenti i Ukrainës,u kërkoi kompanive franceze të ndalojnë financimin e makinës ruse të luftës

Zelenskyy u bën thirrje kompanive franceze të largohen nga Rusia

Presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelenskyy, u ka bërë thirrje kompanive franceze që të largohen nga Rusia.

Në një fjalim virtual në parlamentin e Francës, Zelenskyy, tha se kompanitë franceze duhet të ndalojnë financimin e vrasjeve të grave dhe fëmijëve në Ukrainë.  “Renault, Auchan, Leroy Merlin dhe të tjerët duhet të ndalojnë financimin e makinës ruse të luftës” ka thënë Zelenskyy.

Kompania Renault është kritikuar ditët e fundit pasi prodhuesi i makinave rifilloi prodhimin në fabrikën e tij në Moskë.