NATO vlerëson se 7.000 - 15.000trupa ruse janë vrarë në Ukrainë
BKT
   Ukraina

NATO vlerëson se 7.000 - 15.000trupa ruse janë vrarë në Ukrainë

Ukraina ka njoftuar në fillim të javës se më shumë se 15. 000 trupa ruse janë vrarë që kur Rusia filloi agresionin e saj.

NATO vlerëson se nga 7.000 deri 15.000 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, në një muaj më parë.

Agjencia e lajmeve Associated Press citon një zyrtar të lartë të NATO-s që thotë në kushte anonimiteti se vlerësimi bazohet në informacione dhe zyrtarë të ndryshëm nga Rusia dhe Ukraina informacione të inteligjencë të mbledhura nga burime të hapura.

Numri i vetëm zyrtar i Moskës deri më tani, i publikuar më 2 mars, tregon për një numër prej 498 ushtarësh të vrarë.