NATO-s është "absolutisht në rrezik", thonë zyrtarët
Zyrtarët e NATO-s thotë se lufta në Ukrainë e presidentit rus, Vladimir Putin e ka vënë në rrezik Aleancën Veri-Atlantike.
Lufta e presidentit rus, Vladimir Putin, në Ukrainë e ka vënë "absolutisht në rrezik", NATO-n dhe vendet anëtare të saj, u tha gazetarëve të mërkurën një zyrtar i Shtabit Suprem të Forcave Aleate në Evropë (SHAPE).
CNN raporton se zyrtari i lartë, që nuk është cituar me emër , e ka quajtur Putinin "të pamatur" duke thënë se ai dhe rrethi i tij i ngushtë "nuk mërziten për jetët njerëzore".
“Ata gënjejnë publikisht për të fshehur operacionet e tyre ushtarake. Putini ka një urrejtje të thellë ndaj shoqërive tona, ndaj vlerave tona. Ne vërtet vlerësojmë se ai është i rrezikshëm dhe se aleanca e NATO-s është absolutisht në rrezik”, ka thënë sot ky zyrtar.























