09:02 / 24.03.2022
Vereshchuk: U dakorduam për evakuimin e banorëve të Mariupolit
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, thotë se Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për shtatë korridore humanitare për të lejuar evakuimin e civilëve, në ditën e enjte.
Banorët e qytetit të rrethuar të Mariupolit, ku rreth 100.000 njerëz janë të bllokuar pa ushqim dhe ujë, po dërgohen në Berdyansk, qytet aty pranë, njoftojnë mediet skandinave.
Ndërkaq, nuk ka informacione për gjendjen e tanishme në qytetet tjera./M.M























