09:29 / 24.03.2022
Borrell: Rusia nuk do armëpushim
Qeveria ruse nuk ka interes që të negociojë një armëpushim në Ukrainë tani për tani, përderisa ushtria e saj nuk i ka arritur qëllimet e saj ushtarake, ka thënë të enjten kryediplomati evopian, Josep Borrell.
“Tani, Rusia nuk dëshiron të ulet dhe të negociojë asgjë: çka don është të pushtojë vendin”, tha Borrell në një intervistë për televizionin spanjoll, TVE.
“Dëshiron ta rrethojë bregdetin deri në kufi me Moldavinë dhe të izolojë Ukrainën nga deti”, ka thënë Borrell.























