09:40 / 24.03.2022
Shkatërrohet një anije e madhe ruse
Ushtria e Ukrainës thotë se një anije e madhe ruse është shkatërruar në afërsi të qytetit detar, Berdyansk.
Marina ukrainase, në një postim në Facebook, thotë se një anije e madhe e quajtur “Orsk” është goditur dhe ka marrë zjarr, mëngjesin e sotëm në detin Azov.
Mediat ukrainase thonë se anija ruse është fundosur, ndërsa dy të tjera kanë marrë zjarr.
Rusia ka pushtuar Berdyanskun para disa javësh dhe është duke e përdorë portin për furnizim me karburant.























