Stoltenberg: “Po përballemi me krizën më të madhe të sigurisë”
BKT
   Ukraina

Stoltenberg: “Po përballemi me krizën më të madhe të sigurisë”

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka përshkruar luftën në Ukrainë si “krizën më serioze të sigurisë në një gjeneratë”.

Stoltenberg tha se presidenti i Ukrainës, Zelensky, do të adresohet para liderëve të NATO-s gjatë ditës së enjte. Ai theksoi nevojën që aleatët e aleancës ta adresojnë krizën bashkërisht.

“Aleatët duhet të bëjnë më shumë”, tha Stoltenberg, duke shtuar se pret që liderët e NATO-s të pajtohen për të përshpejtuar investimet në mbrojtje”.

“Takimi i sotëm do të demostrojë rëndësinë e qëndrimeve të përbashkëta të Amerikës Veriore dhe Evropës në përballje me krizën”, tha ai.