10:24 / 24.03.2022
Johnson bën thirrje për “shtrëngime ekonomike” ndaj Putinit
Boris Johnson thotë se presidenti rus, Vladimir Putin është “haptazi i vendosur ta dyfishojë rrugën e tij të dhunës dhe agresionit” në Ukrainë.
Kryeministri britanik tha se aletatët duhet ta rrisin mbështetjen për Ukrainën dhe të ndërmarrin “shtrëngime ekonomike rreth Putinit, duke sanksionuar më shumë njerëz”.
Ai shtoi se duhet parë se çfarë mund të bëhet për ta “ndaluar Putinin në përdorimin e rezervave të arit”.
Britania e Madhe gjithashtu ka sanksionuar Grupin Wagner, një organizatë paramilitare që shihet si ushtri private e Putinit.























