10:30 / 24.03.2022
Liderët e NATO-s arrijnë në Bruksel
Liderët e NATO-s kanë arritur në Bruksel, për të diskutuar rreth hapave të radhës në lidhje me pushtimin rus në Ukrainë.
Para fillimit të Samitit për Ukrainën, grupi u mblodh për një “foto familjare” tradicionale, e cila është përshkruar si një prej më të rëndësishmeve në historinë e aleancës, në kohën kur lufta në Ukrainë po hyn në muajin e dytë, raporton BBC.























