10:38 / 24.03.2022
Gazprom eksporton ende gaz në Evropë përmes Ukrainës
Gjiganti i madh rus i energjisë, Gazprom, thotë se ende është duke e furnizuar Evropën me gaz natyral, përmes Ukrainës, në linjë me kërkesat e konsumatorëve evropianë.
Kompania tha se kërkesat qëndrojnë në 104 milionë metër kub për 24 marsin, nga 106.5 milionë metër kub nga dita paraprake.























