Britani: Rusia planifikon të ftojë mercenarë
BKT
   Ukraina

Britani: Rusia planifikon të ftojë mercenarë

Lidhur me situatën në Ukrainë, që nga invazioni rus, që tani po bëhen 29 ditë luftime, është deklaruar edhe Ministria Britanike e Mbrojtjes, sipas të cilës Rusia po planifikon të angazhojë trupa mercenarësh në terren, për të mbuluar humbjet që ka përjetuar deri më tani në Ukrainë.

"Rusia ka të ngjarë të ketë pësuar humbje të mëdha gjatë luftës dhe planifikon të thërrasë si rekrutët ashtu edhe mercenarët e huaj për të mbuluar humbjet në Ukrainë", kështu vlerëson Ministria Britanike e Mbrojtjes.

Tutje, kjo ministri thekson se “është e pasigurt se si këto grupe do të integrohen në trupat tokësore ruse dhe çfarë ndikimi do të ketë”./M.M.