Ukraina thotë se Rusia ka humbur mbi 15 mijë ushtarë
BKT
   Ukraina

Ukraina thotë se Rusia ka humbur mbi 15 mijë ushtarë

Një muaj që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Rusia ka humbur rreth 15,800 ushtarë, ka thënë Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Sipas shtabit, rusët kanë humbur gjithashtu 530 tanke, 1,597 mjete të blinduara, 108 aeroplanë, 124 helikopterë dhe 50 dronë.

Në një postim në Facebook, thuhet se këto të dhëna po përditësohen dhe nuk mund të verifikohen plotësisht, për shkak të luftimeve intensive.