Britania njofton për sanksione të reja ndaj Rusisë
BKT
   Ukraina

Britania njofton për sanksione të reja ndaj Rusisë

Qeveria e Britanisë së Madhe ka vendosur sanksione të reja ndaj 65 individëve dhe organizatave ruse, përfshirë ‘banka, kompani dhe oligarkë”.

Në njoftim thuhet se veprimi ka për qëllim që “t’i presë industritë vitale që e mbajnë gjallë makinerinë e luftës së Putinit”.

Njëri nga oligarkët, Eugene Shvidler thuhet se ka “lidhje të ngushta biznesore” me pronarin e klubit të futbollit Chelsea, Roman Abramovich.

Në mesin e individëve tjerë janë edhe Polina Kovaleva, vajza e gruas së ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov.