Zelensky: Samiti do të tregojë se “kush është vend mik”
BKT
   Ukraina

Zelensky: Samiti do të tregojë se “kush është vend mik”

Në një video të lëshuar më herët të enjten, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se nga samitet e NATO-s, BE-së dhe G7-ës, do të mësoet se “kush është vend mik” i Ukrainës.

“Politikanët duhet ta përkrahin lirinë. Të gjithë. Ata duhet t’i përkrahin përpjekjet për jetë. Ne po presim hapa kuptimplotë. Nga NATO, BE dhe G7”, tha Zelensky.

“Ne e dimë që rusët veçse kanë filluar lobimin për interesat e tyre. Ato janë interesa lufte”, tha ai.