12:46 / 24.03.2022
Më shumë se gjysma e fëmijëve ukrainas janë zhvendosur
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF) tha se që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, më shumë se gjysma e fëmijëve ukrainas janë zhvendosur.
“Një muaj luftë në Ukrainë ka çuar në zhvendosjen e 4.3 milionë fëmijëve – më shumë se gjysma e fëmijëve të popullsisë ukrainase, që vlerësohet të ketë 7.5 milionë fëmijë”, thuhet në një deklaratë të UNICEF-it.
Shifrat përfshijnë edhe më shumë se 1.8 milion fëmijë që kanë kaluar kufirin në vendet fqinje si refugjatë dhe 2.5 milionë të tjerë që janë zhvendosur brenda Ukrainës.























