Ukraina thotë se një Evropë "e përgjegjshme" injoron kërkesat e Putinit
Kërkesa e Moskës shihet si një përpjekje për t`i bërë vendet evropiane të mbështesin monedhën ruse, vlera e së cilës ka rënë ndjeshëm që nga fillimi i luftës.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, i ka kërkuar Evropës të injorojë këmbënguljen e Rusisë që pagesa për furnizimet e ardhshme të gazit rus të duhet të bëhet në rubla.
“Nëse ndonjë vend i BE-së përkulet ndaj kërkesave poshtëruese të Putinit për të paguar naftën dhe gazin në rubla, do të jetë si të ndihmosh Ukrainën me njërën dorë dhe të ndihmosh rusët të vrasin ukrainasit me anën tjetër”, ka thënë sot Kuleba në një postim në Twitter.
CNN raporton se kërkesa ruse thekson rëndësinë e furnizimeve energjetike të Rusisë si një mjet pazaresh në marrëdhëniet midis Kremlinit dhe Perëndimit.























