Zelenskyy akuzon Rusinë për përdorimin e bombave me fosfor
Në një fjalim virtual me liderët e vendeve anëtare të NATO-s, presidenti i Ukrainës ka thënë se forcat ruse po përdorin edhe municion me fosfor.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje për më shumë ndihmë, në takimin me dyer të mbyllura me liderët e vendeve të NATO-s.
Në fjalimin e tij virtual, Zelenskyy raportohet të ketë kërkuar ndihmë më të madhe dhe më të shpejtë për të mbrojtur qytetarët ukrainas.
Ai ka akuzuar sot forcat ruse për vendosjen e municioneve me fosfor, pa dhënë detaje tjera se ku janë përdorur municione të tilla.
“Këtë mëngjes u përdorën bomba fosfori. Bomba ruse me fosfor. Të rriturit dhe fëmijët u vranë përsëri", u ka thënë ai përfaqësuesve të vendeve të NATO-s.
Municionet e fosforit përhapin një pluhur që ndizet kur bie në kontakt me oksigjenin dhe shkakton djegie të rënda.























