15:36 / 24.03.2022
Zgjatet mandati i Stoltenberg në krye të NATO-s
Jens Stoltenberg ka mbajtur pozitën e shefit të NATO-s që nga tetori i vitit 2014.
Udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s ranë dakord të zgjasin, edhe për një vit shtesë, mandatin e Jens Stoltenberg si sekretar i përgjithshëm, pasi aleanca ushtarake perëndimore po vazhdon t'i përgjigjet agresionit rus në Ukrainë.
Duke konfirmuar vendimin në një postim në Twitter, Stoltenberg tha se Perëndimi përballet me "krizën më të madhe të sigurisë të një brezi", duke shtuar se aleatët e NATO-s " qëndrojnë të bashkuar për të mbajtur të fortë njerëzit dhe aleancën ".























