16:07 / 24.03.2022
Ukraina thotë se Rusia po dërgon armë në Bjellorusi
Sipas një njoftimi të ushtrisë së Ukrainës ,forcat ruse po dërgojnë armë në Bjellorusi dhe gjithashtu po shtojnë arsenalin në Krime.
Ushtria e Ukrainës ka njoftuar sot se Rusia po bënë aktualisht një transferim të artilerisë së rëndë ushtarake në shtetin fqinj, Bjellorusi.
BBC citon një deklaratë të ushtrisë ukrainase që thotë se dislokimet janë pjesë e planeve të ruse për një ofensivë që synon rrethimin e kryeqytetit ukrainas, Kiev.























