16:29 / 24.03.2022
Papa e quan çmenduri rritjen e buxheteve ushtarake
Papa mohoi sanksionet dhe armët si zgjidhje për konfliktin, duke thënë se bota duhet të ridizajnojë mënyrën e saj të qeverisjes që të mos i nënshtrohet "fuqisë ekonomiko, teknokratike e ushtarake".
Papa Françesku ka kritika vendet për rritjen e shpenzimeve ushtarake, derisa po vazhdon agresioni rus ndaj Ukrainës, duke e quajtur "çmenduri", ngritjen e kostos për armë e ushtri.
Duke folur sot në një audiencë në Qendrën Italiane të Grave në Romë, Papa fajësoi luftën "e turpshme" në Ukrainë të zhvilluar mbi "logjikën e vjetër të pushtetit që ende dominon të ashtuquajturën gjeopolitikë".























