Samiti i BE-së nuk do të sjellë sanksione të reja ndaj Rusisë
BKT
   Ukraina

Samiti i BE-së nuk do të sjellë sanksione të reja ndaj Rusisë

Kryeministri holandez, Mark Rutte ka thënë se nuk mund të mendojnë për sanksionet me një grup kaq të gjerë.

Liderët e Bashkimit Evropian nisin sot një  takim dy ditor në Bruksel për të diskutuar përgjigjen e mëtejshme të bllokut ndaj Rusisë pas agresionit në Ukrainë.

Por kryeministri holandez, Mark Rutte a thënë se ky samit, ku marrin pjesë të 27 liderët e vendeve anëtare të bllokut, nuk do të ketë ndonjë ujdi për sanksione të reja kundër Rusisë.

 “Nuk pres sanksione të reja konkrete sot. Kemi nevojë për propozime. Kemi vendosur shumë sanksione dhe tani po hyjmë në një terren më komplekse ”, ka thënë Rutte.