16:53 / 24.03.2022
Zyrtarët ukrainas thonë se Rusia po bllokon evakuimet nga Mariupoli
Qeveria e Ukrainës ka njoftuar se kishte përgatitur 40 autobusë për evakuimin e civilëve ka ky qytet juglindor, por forcat ruse po pengojnë evakuimin.
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk ka thënë se forcat ruse po pengojnë civilët që të largohen nga qyteti port i rrethuar, Mariupolit.
Në një konferencë për media, Vereshchuk nuk specifikoi se si trupat ruse po e pengojnë largimin e njerëzve, por tha se ata nuk po lejohen të largohen.























