17:21 / 24.03.2022
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton rezolutën kundër Rusisë
Ndonëse jo detyruese, rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme vlerësohet se kanë peshë politike.
Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka votuar sot një rezolutë që i bën thirrje Rusisë që të ndalojë luftën e saj në Ukrainë dhe ndërmarrë veprime që ndërlidhen me mbrojtjen e civilëve.
Pro rezolutës së sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara kanë votuar 140 vende, 5 kundër dhe 38 abstenuan duke i dhënë sërish një goditje diplomatike Rusisë, me një votë shumice të rezolutës që kërkon ndaljen e agresionit në Ukrainë.























