18:06 / 24.03.2022
Liderët e G7 paralajmërojnë Rusinë që të mos përdor armë kimike
Udhëheqësit e G7dënuan gjithashtu përpjekjet e Rusisë për dezinformim se kinse Ukraina po përgatitej të përdorte armë kimike ose bërthamore.
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka diskutuar me grupin e liderëve të shtatë ekonomive më të mëdha botërore për sanksionet e reja dhe veprime tjera ndëshkuar ndaj Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë.
Në një deklaratë të përbashkët, udhëheqësit e G7 paralajmëruan Rusinë se do të ketë pasoja nëse përdor në Ukrainë armë kimike, biologjike ose bërthamore.
"Ne paralajmërojmë ndaj çdo kërcënimi të përdorimit të armëve kimike, biologjike dhe bërthamore” thuhet në deklaratën e liderëve të G7 pas takimit në Bruksel.























