18:20 / 24.03.2022
Ukraina thotë se vija e parë e frontit është “praktikisht e ngrirë"
Një nga këshilltarët e presidentit të Ukrainës ka thënë se aktualisht se vija e parë e frontit është pothuajse e paralizuar.
Këshilltari presidencial ukrainas, Oleksiy Arestovych ka thënë se trupat ruse nuk kanë burime të mjaftueshme për vazhdar me ofensivën e tyre në shumë zona të Ukrainës.
Sipas Arestovych, mungesa e burimeve rus, ka çuar në një ngadalësim të luftimeve. "Linja e parë e frontit është praktikisht e ngrirë. Në shumë zona armiku nuk ka burime për të vazhduar ofensivën", ka thënë ai në një fjalim televiziv.























