Ukraina thotë se Moska zhvendosi me forcë 6000 civilë në territorin rus
BKT
   Ukraina

Ukraina thotë se Moska zhvendosi me forcë 6000 civilë në territorin rus

Zyrtarët në Ukrainë kanë thënë se civilët ukrainas po dërgohen në Rusi nga një kamp në territorin e kontrolluar nga forcat ruse.

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka akuzuar sot forcat ruse se kanë marrë kundër vullnetit të tyre më shumë se 6000 banorë të qytetit Mariupolit dhe i kanë dërguar në Rusi.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, trupat ruse u kanë konfiskuar dokumentet e identifikimit 15,000 personave të tjerë në një pjesë të qytetit juglindor, Mariupol që është nën kontrollin rus.