09:22 / 25.03.2022
SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje për gazin me Evropën
Bashkimi Evropian pritet të njoftojë për një marrëveshje për gazin me SHBA-në. Kjo marrëveshje parasheh funizimin e BE-së nga SHBA-ja me gaz natyral të lëngshëm, në përpjekje për të zëvendësuar atë me importet ruse.
SHBA pritet të sigurojë të paktën 15 miliardë kubik metër të gazit natyror të lëngshëm deri në fund të vitit, raporton Reuters.
Vendet evropiane po bëjnë përpjekje ta reduktojnë varësinë në lëndët djegëse fosile nga Rusia, pas pushtimit rus në Ukrainë.























