Ukraina thotë se 135 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i luftës
BKT
   Ukraina

Ukraina thotë se 135 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i luftës

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Ukrainë tha se 135 fëmijë janë vrarë dhe 184 të tjerë janë plagosur që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Zyrtarët thonë se së fundmi dy fëmijë u vranë si pasojë e luftimeve të ashpra në qytetin Rubizhne, në rajonin Luhansk.

Prokurorët shtuan se tre adoleshentë – 13,14 dhe 15 vjeç – ranë në një minë në Obilne, në rajonin Zaporizhia.

Ata janë dërguar në spitalin rajonal, ku njëri është në gjendje kritike për jetë.