Hapet një korridor humanitar
Zv/kryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, ka njoftuar për hapjen e një korridori humanitar, me qëllim të largimit të qytetarëve të ngujuar nëpër bodrume të qytetit port të Mariuopolit. Largimi i tyre është planifikuar që të bëhet me vetura private.
Ekipet emergjente, gjatë 24 orëve të fundit kanë eliminuar mjetet e pashpërthyera dhe kanë shuar zjarre si pasojë e granatimeve dhe raketimeve të forcave ruse. 13 zjarre janë shuar në Kiev ndërsa 6 në Kharkiv. Gjithashtu, punëtorët lokal ia kanë dalë ta shuajnë një zjarrë të shkaktuar në deponë e karburanteve në Kalynivka, në periferi të kryeqytetit.
Ndërsa, ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar se forcat ukrainase kanë rimarrë kontrollin dhe pozicionet mbrojtëse në periferi të Kievit, në pjesën lindore, ndërsa përparimi i forcave ruse drejt qytetit port jugor, Odesa, ka ngecur.























