10:25 / 25.03.2022
OKB: Mbi 1,000 viktima që nga fillimi i luftës
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka njoftuar të enjten se numri i viktimave që nga fillimi i luftës në Ukrainë ka kaluar 1000, por me paralajmërimin se numri mund të jetë shumë më i madh.
Shumica e viktimave janë shkaktuar nga shpërthimet, përfshirë raketat dhe sulmet ajrore. Në mesin e viktimave janë edhe 90 fëmijë, ka thënë OKB.
Ndërsa, sa i përket të zhvendosurve dhe refugjatëve, sipas OKB, më shumë se 3.6 milion persona janë larguar nga Ukraina dhe shumica prej tyre kanë hyrë në Poloni.























