Autoritetet në Mariupol thonë se 300 njerëz u vranë nga sulmi në teatër
BKT
   Ukraina

Autoritetet në Mariupol thonë se 300 njerëz u vranë nga sulmi në teatër

Këshilli i qytetit të Mariupolit ka njoftuar se në bazë të dëshmitarëve, besojnë se rreth 300 njerëz u vranë nga sulmi në teatrin e Mariupolit, para 9 ditësh.

Ndërtesa e teatrit po përdorej si strehimore në qytetin e rrethuar, kur u godit nga një sulm ajror rus, më 16 mars.

Vlerësohet se numri i personave që po strehoheshin në atë kohë në teatër ishte nga 800 në 1,300.

Ende mbetet e vështirë të konfirmohet numri i saktë i viktimave.