Do të duhen vite për ta rindërtuar Mariupolin
BKT
   Ukraina

Do të duhen vite për ta rindërtuar Mariupolin

Situata humanitare në qytetin e Mariupolit në Ukrainë vazhdon të përkeqësohet, me palën ruse që vazhdimisht bllokon shpërndarjen e ndihmave humanitare, ka thënë kryetari i qytetit.

Qyteti strategjik është i rrethuar nga rusët që nga ditët e para të pushtimit, pa rrymë, pa gaz dhe pa ujë.

Shumica e qyetit ka mbetur e shkatërruar e nën rrënoja.

“Po punojmë në evakuimin e banorëve dhe besoj që ajo është gjëja e vetme që mund t’i shpëtojë njerëzit”, ka thënë kryetari Vadym Boychenko.

“Qyetit është i shkatërruar. Do të duhen vite për ta rindërtuar atë”, ka thënë kryetari i qyetit.