IRC paralajmëron për “krizë humanitare”
BKT
   Ukraina

IRC paralajmëron për “krizë humanitare”

Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit (IRC) paralajmëroi të premten se civilët në Ukrainë po përballen me “krizë shëndetësore humanitare”, në kohën kur sulmet ndaj objekteve shëndetësore po limitojnë mundësinë në qasje në “shërbime dhe pajisje mjeksore”.

IRC tha se 64 sulme në objekte shëndetësore, në transport dhe personel janë regjistruar gjatë katër javëve të pushtimit.

Komiteti gjithashtu bëri të ditur se më shumë se 4,300 bebe kanë lindur në Ukrainë dhe 80 mijë pritet të lindin gjatë tre muajve të ardhshëm, por “sistemi shëndetësor në Ukrainë është në prag të kollapsit”.