Kremlini nuk brengoset nëse përjashtohet nga G20
BKT
   Ukraina

Kremlini nuk brengoset nëse përjashtohet nga G20

Kremlini thotë se asgjë e tmerrshme nuk do të ndodhë nëse SHBA dhe aleatët e saj vendosin ta përjashtojnë Rusinë nga G20, grupi i ekonomive më të mëdha botërore

“Formati i G20-ës është i rëndësishëm, por në rrethanat e tanishme, kur shumica e vendeve pjesëmarrëse janë në luftë me neve, asgjë e tmerrshme nuk do të ndodhë”, ka thënë zëdhënësi rus, Dmitry Peskov, duke iu referuar një përjashtimi të mundshëm të Rusisë nga ky format.

SHBA është deklaruar në favor të përjashtimit të Rusisë nga ky grup, por Moska ka thënë se këto përpjekje të SHBA-së do të dështojnë.