11:59 / 25.03.2022
Britanikët: Forcat ukrainase kanë rimarrë qytetet në lindje të Kievit
Ministria britanike e Mbrojtjes tha se forcat ukrainase kanë rimarrë qytetet dhe pozitat mbrojtjëse deri në 35 kilometra në lindje të Kievit.
Në të dhënat e fundit, ministria tha se këto zhvillime janë rezultat i kundër sulmeve ukrainase.
Po ashtu thuhet se forcat ukrainase ka gjasë që t’i “vazhdojnë përpjekjet për t’i shtyrë prapa forcat ruse përgjatë linjës veriperëndimore të Kievit në drejtim të aeroportit Hostomel”.























